Ndalohet një person në Ferizaj për kontrabandim me migrantë
Një person me inicialet F.H. është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për “Kontrabandim me migrantë”.
Po ashtu i njëjti dyshohet edhe për veprën penale “Mashtrimi”, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, transmeton Zeri.info.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me vendim të prokurorit të Shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh një (1) person të dyshuar, me iniciale F.H., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale ‘Kontrabadimi me migrantë’, nga Neni 164, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ‘Mashtrimi’, nga Neni 323, paragrafi 1 i KPRK-së”.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj ndaj të dyshuarit të lartcekur do të vazhdojë me procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim. /Zëri