Arrestohet në Podujevë 28-vjeçari i kërkuar për vrasje në tentativë - i konfiskohen arma, droga e çanta me para

Arrestohet në Podujevë 28-vjeçari i kërkuar për vrasje në tentativë - i konfiskohen arma, droga e çanta me para

Kronika September 10, 2024 - 14:23

Dje nga zyrtarët policorë të Podujevës, në rrugën "Zahir Pajaziti" në Podujevë, është ndaluar një person, i cili kërkohej me urdhër arresti për një rast të vrasjes në tentativë.

I arrestuari është L.K., i moshës 28-vjeçar, ndërsa policia ka konfiskuar nga ai një armë, drogë dhe para, transmeton Zeri.info.

“Personit të dyshuar:
- L.K., mashkull, 28 vjeç, (i cili ka prezantuar dokumente të dikujt tjetër), policia i ka gjetur dhe sekuestruar:
-1 armë zjarri,
- 1 thikë,
- sasi të narkotikëve,
- një motoçikletë etj.”.

“Pas një hetimi fillestar, policia ka kryer edhe një aksion tjetër në afërsi të një lokali (po në të njëjtën rrugë), ku ka sekuestruar:

- një çantë me një shumë parash,
- një armë zjarri,
- një motoçikletë etj.

Ndaj personit të dyshuar është hapur rast për veprat ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të armës’, si dhe për ‘Posedim të paautorizuar të substancave psikotrope apo analoge’, ndërkohë që policia është në kërkim të një personi tjetër, që ndërlidhet me veprat e sipërshënuara”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri

Image

Image

Image

Image

Image

Image