Vdes në vendin e punës vëllai i ish-ministrit të Kosovës
Vëllai i ish-ministrit dhe ish-kryetarit të Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, Ramiz Vehapi ka vdekur në vendin e punës në Zvicër.
Këtë e bëri të ditur vetë Idriz Vehapi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Miq, familjarë dhe bashkëvendës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se vëllai ynë Ramizi, i cili për shumë vite ka jetuar dhe punuar në Zvicër, papritmas ka ndërruar jetën në vendin e tij të punës.
Vëlla Ramiz, dhimbja për Ty është shumë e madhe dhe nuk do të pushojë kurrë, por edhe jemi krenarë që të patëm, na ndihmove shumë të ngritemi si familje, ishe shumë punëtor e njeri human.
E doje shumë familjen, miqtë dhe vendin ku u linde e u rrite.
Lamtumirë vëlla i dashur Ramiz, u takofshim në botën e amshueshme!
Për datën dhe kohën e varrimit, do t’ju njoftojmë me kohë”, shkroi Vehapi në Facebook.