Aksident mes një kamioni dhe një autobusi në Carralevë, tre të lënduar

Aksident mes një kamioni dhe një autobusi në Carralevë, tre të lënduar

Kronika September 10, 2024 - 10:08

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Carralevë – Duhël.

Policia ka konfirmuar se në këtë aksident janë përfshirë një autobus dhe një kamion, ku si pasojë tre persona janë lënduar dhe janë transportuar për në Emergjencën e QKMF-së në Suharekë, raporton Zeri.info.

“Sot, më 10.09.2024, rreth orës 07:11, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Carralevë - Duhël. Në aksident janë të përfshirë një autobus dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit, së paku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë transportuar për në Emergjencë në QKMF në Suharekë. Policia ka dalë vendngjarje dhe është duke u marrë me rastin”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai shtoi se autobusi është rrotulluar në krah dhe kanë intervenuar edhe zjarrfikësit për t’i nxjerrë pasagjerët. /Zëri