Istog, në pranga djali që rrahu nënën e tij
Kronika
September 10, 2024 - 09:50
Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Istog.
Dyshohet se djali ka ushtuar dhunë fizike ndaj nënës së tij, ndërsa i njëjti është arrestuar nga Policia dhe dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtuar dhunë ndaj viktimës – nënës së tij. Viktima pas intervistimit është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në Qendrën e Mbajtjes”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri