Dyshohet të jetë zhdukur profesori nga Prizreni, herën e fundit u pa te QKUK-ja
Kronika
September 09, 2024 - 21:16
Profesori nga Prizreni, Gani Rudaj, dyshohet të jetë zhdukur nga data 27 gusht.
Herën e fundit ai u pa te QKUK-ja në Prishtinë.
Kështu të paktën deklaroi për Klankosova.tv vajza e tij.
“Po, herën e fundit ka qenë në QKUK, ka qenë i shtrirë në repartin e Ortopedisë”, tha ajo.
“Rastin e kam raportuar edhe në polici. Fillimisht në Prizren e pastaj edhe në Prishtinë”, theksoi ajo për Klankosova.tv
Familja i lut të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion rreth vendndodhjes së Gani Rudajt që të informojnë në këta numra të telefonit:
049/ 648-893 dhe 045/225-639.
Klankosova.tv ka mësuar se rasti në fjalë është paraqitur edhe në stacionin jugu në Prishtinë.