Pati raportime se u konfiskua dokumentacion nga një bankë serbe në Leposaviq, deklarohet Policia
Kronika
September 09, 2024 - 15:49
Policia e Kosovës mohon të ketë marrë dokumentacionin nga kasaforta e Bankës Popullore të Serbisë në Leposaviq.
Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, ka deklaruar se nuk janë duke marrë tani për tani dokumentacionet të cekura më lart.
“Për momentin jemi duke u marrë me provat materiale të komunës paralele”, është shprehur Elshani.
Gjatë ditës së sotme në mediat në gjuhën serbe u raportua se policia është duke e marrë dokumentacionin në fjalë.