Kamionit i dështojnë frenat, përplaset në oborrin e një shtëpie në Prishtinë 

Kamionit i dështojnë frenat, përplaset në oborrin e një shtëpie në Prishtinë 

Kronika September 09, 2024 - 11:10

Një kamion i ngarkuar me blloqe është përplasur sot në oborrin e një shtëpie në Prishtinë.

Kamioni, i cili kishte destinacion një vendpunishte të një lagjeje të re që po ndërtohet në lagjen “Mati”, lëvizi pa shofer qindra metra për t’u përplasur në oborrin e një shtëpie.

Pamjet tregojnë kamionin e përplasur murit brenda oborrit të një shtëpie.