Një i plagosur në Vushtrri, arrestohet i dyshuari
Foto: Laura Hasani

Një i plagosur në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

Kronika September 09, 2024 - 10:40

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Vushtrri, pasi dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një mashkull kosovar.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 19:18, në fshatin Sllakovc të Vushtrrisë, raporton Zëri.info.

"Fsh. Sllakovc, Vushtrri/ 08.09.2024 - 19:18. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka qëlluar/plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK, ndërsa nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë gjuetie. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje", thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri