Personi që u ther me thikë në Deçan është në gjendje kritike për jetën
Foto: Laura Hasani

Personi që u ther me thikë në Deçan është në gjendje kritike për jetën

Kronika September 09, 2024 - 09:43

Personi që është therur me thikë mbrëmë në Deçan është në gjendje kritike për jetën. Kështu ka kuptuar Klan Kosova nga burimet e veta brenda QKUK-së, ku edhe po trajtohet pacienti me iniciale Y.M.

Ndërkohë, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë për Klan Kosova se i dyshuari është në arrati dhe se prokurori i rastit e ka dhënë autorizimin për arrestimin e tij.

Nikçi po ashtu e ka konfirmuar se gjendja e personit në fjalë është kritike.

Për rastin ka njoftuar edhe policia e Kosovës përmes raportit të sotëm, ku thuhet se i dyshuari pasi kishte sulmuar viktimën me thikë, është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. I dyshuari sipas burimeve të Klanit, është nga fshati Irzniq i Deçanit.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është therë me një mjet të mprehtë-thikë nga i dyshuari kosovar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Viktima pas trajtimit mjekësor në QMF-Deçan është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thotë Policia, njofton klankosova.