Policia arreston tre persona në Prishtinë, posedonin armë dhe thikë
Kronika
September 09, 2024 - 09:29
Tre persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit të dy prej tyre janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me shtatë copë fishekë dhe një thikë.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të shtunën, në rrugën “Xheladin Hana” rreth orës 18:00, në Prishtinë, raporton Zeri.info.
"Rr. ‘Xheladin Hana’ Prishtinë/ 08.09.2024- 18:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi gjatë kontrollit të dy prej tyre janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta me shtatë copë fishekë dhe një thikë. Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt", thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri