Gruaja nga Pejë thotë se një person e kanosi dhe tentoi ta fuste me forcë në veturë
Foto: Laura Hasani

Gruaja nga Pejë thotë se një person e kanosi dhe tentoi ta fuste me forcë në veturë

Kronika September 09, 2024 - 09:22

Një grua në Pejë ka njoftuar Policinë se derisa ka qenë në rrugë i dyshuari, duke e kanosur verbalisht, ka tentuar me forcë ta fuste në veturë.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 17:00, në Pejë, raporton Zeri.info.

“Pejë/ 08.09.2024-17:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë i dyshuari mashkull kosovar, duke e kanosur verbalisht, ka tentuar me forcë ta fusë në veturë. Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore", thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri