Theret me thikë një person në Deçan, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes
Foto: Ilustrim

Theret me thikë një person në Deçan, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes

Kronika September 09, 2024 - 09:20

Policia në Deçan ka pranuar një informatë se një person ka pësuar lëndime, pasi dyshohet se është therur me një mjet të mprehtë - thikë nga një i dyshuar, i cili më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 22:30, raporton Zeri.info.

“Deçan / 08.09.2024-22:30. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime, pasi dyshohet se është therur me një mjet të mprehtë - thikë nga i dyshuari kosovar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Viktima pas trajtimit mjekësor në QMF - Deçan është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri