Tym i madh në këtë lagje të Prishtinës

Tym i madh në këtë lagje të Prishtinës

Kronika September 08, 2024 - 20:35

Një zjarr i ndezur në lagjen Taukbahçe të Prishtinës ka bërë që ambienti në atë zonë të ndotet.

Tymi i madh ka ‘mbuluar’ të gjithë lagjen duke zvogëluar edhe dukshmërinë në atë pjesë.

“Ekipet janë duke intervenuar. Janë djegur disa mbeturina dhe barishte. Porsa të kthehet ekipi ne do t’ju japim detaje”, thanë nga kjo brigadë për Klankosova.tv

Ndërkaq, komandanti Malë Gashi, i ftoj qytetarët që të kenë kujdes me ambientin ku jetojnë.

“Në disa zona qytetarët kanë krijuar deponi ilegale të mbeturinave. Në ato pjesë e kemi vështirë që t’i fikim plotësisht pasi që ato ndizen vazhdimisht dhe e vetmja zgjidhje është që t’i mbulojm me dhe”, tha Gashi për Klankosova.tv.

Image