Arrestohen dy shtetas serbë në Leposaviq, hynë ilegalisht në territorin e Kosovës
Kronika
September 08, 2024 - 09:37
Dy shtetas serbë në Zernosek të Leposaviqit janë ndaluar nga Policia e Kosovës pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kaluar në mënyrë të paautorizuar kufirin.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 22:45 në Zernosek të Leposaviqit, raporton Zeri.info.
"Zernosek, Leposaviq 07.09.2024, 22:45. Njësiti policor ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë në të cilën gjendeshin dy të dyshuar meshkuj serb shtetas të Serbisë të cilët kanë hyrë nëpër rrugë ilegale nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt", thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri