Predha e fishekut godet murin e një shtëpie në Shtime
Foto: Laura Hasani

Predha e fishekut godet murin e një shtëpie në Shtime

Kronika September 08, 2024 - 09:16

Një burrë ka raportuar në Polici se një predhë e fishekut të armës së zjarrit e ka goditur murin e shtëpisë së tij dhe ka mbetur brenda fasadës së shtëpisë.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 11:00 në Petrovë të Shtimes, raporton Zeri.info,

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Petrovë, Shtime / 06.09.2024 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një predhë e fishekut të armës së zjarrit kishte goditë murin e shtëpisë së tij dhe kishte mbetur  brenda fasadës së shtëpisë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dëshmi kanë konfiskuar një predhë të fishekut të armës së zjarrit. Lidhur me rastin është informuar prokurori",  thuhet në njoftimin e Polcisë. /Zëri