Drenas: Të shtëna me armë zjarri në një aheng, shoqërohen në Polici dy persona
Kronika
September 08, 2024 - 09:00
Policia e Kosovës përmes njoftimit ka bërë të ditur se dy persona janë shoqëruar në stacion të policisë në Drenas pasi në Komoran kishin shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Sipas njoftimit të Polcisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të shtunën në fshatin Komoran të Drenasit, raporton Zeri.info.
"Komoran, Gllogoc 06.09.2024, NN. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit kishin shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Nga të dyshuarit janë sekuestruar dy armë Zoraki dhe një karikatorë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt", thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri