Policia arreston një person në Deçan për armëmbajtje pa leje
Foto: Laura Hasani

Policia arreston një person në Deçan për armëmbajtje pa leje

Kronika September 08, 2024 - 08:54

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Grykën e Hulajve, të Deçanit pasi që i njëjti dyshohet për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 21:00, gjatë një pike kontrolli, njësia policore ndaloi një veturë me targa lokale që drejtohej nga një burrë kosovarm raporton Zeri.info.

"Gryka e Hulajve, Deçan  07.06.2024, 21:00. Njësia policore gjatë një pike kontrolli ka ndaluar një veturë me targa lokale të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit të veturës është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë dhe dy fishekë të cal. 9x9 mm. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt",thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri