U përfshinë në një rrahje, policia arreston pesë persona në Prishtinë
Foto: Ilustrim

U përfshinë në një rrahje, policia arreston pesë persona në Prishtinë

Kronika September 08, 2024 - 08:51

Policia në Prishtinë ka arrestuar pesë persona të cilët dyshohet se për shkaqe ende të panjohura ishin përfshi në rrahje ku si pasojë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rruhën “Dervish Qollaku”, rreth orës 03:35, në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Rr. Dervish Qollaku, Prishtinë / 07.09.2024 – 03:35. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovar të cilët për shkaqe ende të panjohura ishin përfshi në rrahje dhe si pasojë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse një i dyshuar mashkull kosovar i cili ka pësuar lëndime dhe nuk është arrestuar gjendet në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor.

“Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri