Arrestohet shtetasja bullgare, vodhi kuletën e një femre në Ferizaj

Arrestohet shtetasja bullgare, vodhi kuletën e një femre në Ferizaj

Kronika September 07, 2024 - 09:47

Një shtetase e Bullgarisë është arrestuar në Ferizaj për vjedhje.

Ajo dyshohet se më 31 qershor, kishte vjedhur kuletën me para të një femre kosovare, transmeton Zeri.info.

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj 31.08.2024 - 12:05. Ankuesja femër kosovare me datën e lartcekur ka raportuar se i është vjedhur portofoli në të cilën kishte para të gatshme. Lidhur me rastin me datën 05.09.2024 është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Bullgarisë dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e plotë të Policisë. /Zëri