Në Jarinjë qarkullimi po vazhdon pa probleme, dy pikat tjera vazhdojnë të jenë të mbyllura
Kronika
September 07, 2024 - 09:37
Situata në veri është e qetë, derisa dy pikat kufitare Merdari dhe Bërnjaku po vazhdojnë të jenë të mbyllura.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për Gazetën Zëri se në Jarinjë qarkullimi po vazhdon normalisht pa telashe, derisa konfirmoi se dy pikat tjera vazhdojnë të jenë të mbyllura.
Kujtojmë se për mbylljen e Bërnjakut, njoftoi mbrëmë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla. Ai tha se grupe ekstremistësh të maskuar në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët. /Zëri