Arrestohet në Tiranë një 32-vjeçar i shpallur në kërkim, ishte i dënuar për mashtrim
Është arrestuar në Tiranë një person i shpallur në kërkim, i cili ishte i dënuar për mashtrim.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është një 32-vjeçar, arrestimi i së cilit ndodhi në lagjen “Komuna e Parisit”.
“Kapet dhe ndalohet një 32-vjeçar i dënuar me 2 vjet burgim, për mashtrim. Shërbimet e Sektorit për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore”.
“Si rezultat, në lagjen “Komuna e Parisit”, u kap shtetasi R. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, e ka dënuar me 2 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi”, thuhet në njoftimin e policisë.