Një person dërgohet pa shenja jete në QKUK, Policia interviston dy veta
Kronika
September 06, 2024 - 09:26
Një person është dërguar pa shenja jete dje në QKUK.
Policia ka bërë të ditur se për këtë rast ka intervistuar dy persona dhe rasti është nën hetime, transmeton Zeri.info.
“Nga QKUK është raportuar se një person ka mbërritur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes janë takuar dhe intervistuar dy persona. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri