Rrahje mes disa personave në “Emshir”, lëndohen tre e arrestohen gjashtë

Rrahje mes disa personave në “Emshir”, lëndohen tre e arrestohen gjashtë

Kronika September 05, 2024 - 22:06

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore gjatë një përleshjeje fizike që ka ndodhur në lagjen Emshir sonte rreth orës 21:00 mes disa personave.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në lidhje me ngjarjen janë arrestuar gjashtë persona.

“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në lagjen Emshir në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona. Bazuar në të dhënat e deritanishme 3 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor”.

“Nga njësitet policore në stacion janë shoqëruar gjashtë persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në përleshje”, tha Ahmeti për Klankosova.tv.

Tutje, ajo tha se aktualisht policia ka nisë një hetim për sqarimin e rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.