Këta dy persona dyshohen për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Këta dy persona dyshohen për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Kronika September 05, 2024 - 18:57

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim kapjen e personave të dyshuar për vjedhje të rëndë më 31.08.2024, rreth orës 12:00 në një lokal afarist në Ferizaj.

Deri më tani të dyshuarit e kësaj ngjarje nuk janë identifikuar dhe policia rajonale e Ferizajt kërkon nga qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion rreth identitetit të tyre, të lajmërojnë stacionin më të afërt apo përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” dhe numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406

Të dhënat e qytetarëve do të ruhen në konidencialitet të plotë, thuhet në njoftim.

Image

Image