Aksidenti zinxhiror në magjistralen Prishtinë-Pejë, tre të lënduar

Aksidenti zinxhiror në magjistralen Prishtinë-Pejë, tre të lënduar

Kronika September 05, 2024 - 17:20

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri automjeteve që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllarevë të Klinës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 12:30, Policia është njoftu për një aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllarevë të Klinës, Në këtë aksident kanë qenë të involvuara tri automjete. Të lënduar kanë mbetur tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaktarët e aksidentit”, ka thënë Gashi.