Qytetari sulmohet nga qentë në oborrin e QKUK-së [video]
Një qytetar është sulmuar brutalisht nga qentë endacakë brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) të enjten në mëngjes.
Viktima ka pranuar menjëherë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente.
Pamjet, të cilat i ka siguruar Paparaci, tregojnë qytetarin me plagë në pjesë të ndryshme të trupit – nga këmbët deri në gjoks.
Përveçse viktimë e sulmit nga qentë endacakë brenda oborrit të institucionit kryesor shëndetësor në vend, qytetari është ballafaquar me një tjetër problem absurd. Mungesën e barnave të nevojshme për trajtimin e plagëve në Qendrën Emergjente, raporton Paparaci.
Kësisoj, ai është detyruar që terapinë ta financojë vetë.
Një faturë të cilën ai ia ka dërguar Paparacit, tregon se ai i ka blerë vet barnat për trajtimin e plagëve nga kafshimi i qenve endacakë. Sigurimi i tri bareve i ka kushtuar atij 16 euro.
Mungesa e barnave në QKUK është një problem që vazhdon prej vitesh, me institucionet përgjegjëse që nuk po arrijnë t’i sigurojnë barnat në Listën Esenciale.