Djali në Fushë-Kosovë rrah nënën e tij, arrestohet

Djali në Fushë-Kosovë rrah nënën e tij, arrestohet

Kronika September 05, 2024 - 09:28

Një grua në Fushë-Kosovë e ka raportuar djalin e saj për dhunë.

Sipas viktimës, djali i saj është përdorues i substancave narkotike, transmeton Zeri.info.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar Policinë se djali i saj, që është përdorues i substancave narkotike, e ka sulmuar fizikisht. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri