Plagoset një person në Pejë, nga frika rezervon biletën dhe largohet nga Kosova
Foto:Ilustrim

Plagoset një person në Pejë, nga frika rezervon biletën dhe largohet nga Kosova

Kronika September 05, 2024 - 08:48

Një person dyshohet se është plagosur në Pejë.

Rasti ka ndodhur më 3 shtator, ndërsa babai i viktimës dje ka raportuar në Polici se persona të panjohur, për motive ende të panjohura, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës - djalit të tij.

Viktima, sipas ankuesit, ka pësuar lëndime, por trajtim mjekësor nuk dihet nëse ka pranuar pasi, sipas ankuesit, ai nga frika ka rezervuar biletën e aeroplanit dhe është larguar.

“Njësitet në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 2 fishekë dhe 2 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. Viktima nuk ka qenë i qasshëm për njësitet policore për t’u intervistuar. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri