Burri që dyshohet se ra nga ballkoni i një ndërtese në Pejë dërgohet në QKUK
Kronika
September 04, 2024 - 16:16
Një person dyshohet se ka rënë nga ballkoni i një ndërtese në Pejë, duke pësuar lëndime të rënda.
Burimet e Klankosova.tv bëjnë të ditur se T.S, pas trajtimit në emergjencën e Spitalit të Pejës, është dërguar për trajtim në QKUK.
Deri më tani nuk dihet më shumë për gjendjen shëndetësore të tij.