Një burrë dyshohet se ra nga ballkoni i një ndërtese në Pejë, dërgohet në emergjencë
Kronika
September 04, 2024 - 14:59
Një burrë në Pejë dyshohet se ka ren sot nga ballkoni i një ndërtese.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 12:50 në rrugën “Mbretëresha Teutë”, ndërsa viktima është dërguar në emergjencën e spitalit të Pejës, pasi ka pësuar lëndime serioze, raporton Zeri.info.
“Sot rreth orës 12:50 policia është njoftuar nga qytetari ku ka pranuar një informacion se në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Pejë është parë i shtrirë në trotuar viktima mashkull. Patrulla menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes dhe sipas informatave të para po dyshohet që është hedhur nga ballkoni i ndërtesës . Si pasojë ka lëndime serioze , viktima është dërguar në emergjencë në spitalin e Pejës”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi. /Zëri