Të shtëna me armë në Kamenicë, arrestohen pesë persona

Të shtëna me armë në Kamenicë, arrestohen pesë persona

Kronika September 04, 2024 - 08:51

Pesë persona janë arrestuar në fshatin Krajnidell të Kamenicës pasi që kishin shtënë me armë.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin është sekuestruar pistoleta me gaz, 32 gëzhoja, 55 fishekë si dhe sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri