Arrestohet një grua në Prishtinë, pengoi procesin mësimor

Arrestohet një grua në Prishtinë, pengoi procesin mësimor

Kronika September 04, 2024 - 08:44

Në ditën e dytë të vitit të ri shkollor, një femër është arrestuar të martën në Prishtinë.

Ajo dyshohet se ka penguar procesin mësimor dhe pas arrestimit është dërguar në mbajtje, transmeton Zeri.info.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi e njëjta kishte penguar procesin mësimor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Zëri