Aksident në Kroaci: Një i vdekur dhe tre të lënduar, vetura me targa shqiptare shkrumbohet nga flakët
Kronika
September 04, 2024 - 08:32
Një i vdekur dhe tre të lënduar është bilanci i një aksidenti të rëndë që ka ndodhur pasditen e djeshme në Kroaci, në një pikë karburanti.
Rasti ka ndodhur në autostradën A1 pranë Mosorit, ku e përfshirë në aksident ishte e përfshirë edhe një veturë me targa shqiptare e tipit Citroen, e cila u shkrumbua nga flakët.
Mediat kroate, raportojnë se një veturë e tipit BMW, ishte përplasur me gjeneratorin e kësaj pike të karburantit, me ç’rast ishte shkaktuar një zjarr i madh.
Në vend vdiq shoferi i BMW-së, derisa thuhet se janë edhe tre të lënduar rëndë që janë dërguar për trajtim në spitalin e Splitit.