Të shtëna në “Aktash”, flasin nga Policia
Kronika
September 03, 2024 - 15:18
Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot rreth orës 14:20 ka pasur të shtëna me armë zjarri në lagjen “Aktash” në Prishtinë.
Duke u bazuar në të dhënat e Policisë, nuk është raportuar për të lënduar nga ky rast, transmeton Zeri.info.
“Sot rreth orës 14:20 kemi marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri, e ndodhur në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. /Zëri