Një klient deponon 2000 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren
Kronika
September 03, 2024 - 10:12
Policia ka nisur hetimet, pasi në një bankë në Prizren është raportuar se një person ka deponuar 2000 euro të falsifikuara.
Parat janë sekuestruar të hënën nga Policia, transmeton Zeri.info.
“Është raportuar se nga klient janë deponuar 2000 € para të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri