Gjendet i vdekur një person në një shtëpi të pabanuar në “Rrugën C” në Prishtinë

Gjendet i vdekur një person në një shtëpi të pabanuar në “Rrugën C” në Prishtinë

Kronika September 03, 2024 - 09:33

Një person është gjetur i vdekur dje në Prishtinë.

Siç ka bërë të ditur Policia, viktima është gjetur i vdekur nga një person gjatë punimeve në një shtëpi të pabanuar, transmeton Zeri.info.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se gjatë punimeve në një shtëpi të pabanuar kishte gjetur një trup të pajetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri