Kjo është gjendja e të plagosurve që po trajtohen në Kirurgjinë Abdominale
Një i vrarë e pesë të plagosur është bilanci i ballafaqimit të armatosur që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, në rrugën “Gazmend Zajmi”, ku të përfshira ishin dy familje mjaft të njohura të kryeqytetit, ajo Sekiraqa dhe Gashi – Capat.
Dy nga të plagosurit po trajtohen në Klinikën Abdominale të QKUK-së.
E rreth gjendjes së tyre ka folur mjeku Vesel Skenderi.
Skenderi tha se gjendja e tyre është e mirë.
“Pacientët që kanë pasur indikacione për intervenim kirurgjik abdominal, porsa kanë arritur në Qendrën Emergjente, është vendosur indikacioni dhe nga ekipi kujdestar i po asaj dite është intervenuar dhe janë kryer operacionet”, tha ai.
“Gjendja e tyre është e mirë. Ata po trajtohen tash pas operacionit, me të gjitha shërbimet e nevojshme”, theksoi Skenderi për Klan Kosova.
“Njëri pacient është i lindur në vitin 2003, pacienti tjetër është i lindur në vitin 1995. Janë jashtë rrezikut për jetën”, shtoi mjeku.