Sot varroset personi që u vra mbrëmë nga përleshja Sekiraqa - Capat
Kronika
September 02, 2024 - 11:29
Sot varroset Premtim Gashi, personi që mbeti i vrarë nga përleshja e mbrëmshme mes dy grupeve Sekiraqa - Capat.
Lajmin e ka konfirmuar një mik i të ndjerit, përmes një postimi në Facebook.
Siç thuhet në njoftim, të ndjerit do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e Prishtinës, në orën 16:00.
“Njoftim: Familjar, miq e dashamire me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot me datën 02.09.2024 ndërroj jetë më i dashuri jonë Premtim Gashi duke na lënë përherë të pikëlluar. Varrimi i të ndjerit behet sot me datën 02.09.2024 me Namaz të Ikindisë në/s ora 16:00 në varrezat e Prishtinës (Arbëri-Dragodan)”, thuhet në postimin e mikut të të ndjerit.