Brenda pak minutash u shkrepën më shumë se 100 plumba gjatë përleshjes së mbrëmshme
Foto: Laura Hasani

Brenda pak minutash u shkrepën më shumë se 100 plumba gjatë përleshjes së mbrëmshme

Kronika September 02, 2024 - 11:26

Një përleshje e armatosur e ka tronditur mbrëmë Prishtinën.

Image

Si pasojë, një person ka mbetur i vdekur edhe pesë të tjerë janë plagosur.

Në këtë përleshje ishin përfshirë dy grupe, të njohur si Sekiraqa dhe “Capat”, shkruan Zeri.info.

“Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë të shtënave me armë ndërmjet dy grupeve. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore. Përveç njësive policore, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion”, njoftoi Policia në raportin ditor.

Image

Zeri.info mëson që më shumë se 100 plumba brenda pak minutash janë shkrepur në këtë përleshje.

Image

Po ashtu, policia është ende në vendin e ngjarjes dhe po mbledh prova. /Zëri

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

 

 

Image

 

 

Image