Rasti Sekiraqa - Capat, Policia vazhdon mbledhjen e provave në vendin e ngjarjes
Kronika
September 02, 2024 - 10:59
Një përleshje e armatosur e ka tronditur mbrëmë Prishtinën.
Si pasojë, një person ka mbetur i vdekur edhe pesë të tjerë janë plagosur.
Të përfshirë në këtë rast janë dy nga familjet e njohura të kryeqytetit, Sekiraqa dhe Gashi, që janë të njohur si “Capat”.
Rruga “Gazmend Zajmi” vazhdon të jetë e bllokuar edhe në mëngjesin e së hënës.
Aty, Policia po vazhdon të mbledhë prova nga vendi i ngjarjes.
Zëri ju sjell pamjet: