Emergjenca, e bllokuar pas vrasjes e plagosjes së mbrëmshme në Prishtinë

Emergjenca, e bllokuar pas vrasjes e plagosjes së mbrëmshme në Prishtinë

Kronika September 02, 2024 - 09:58

Qendra Emergjente është bllokuar mëngjesin e së hënës nga forcat e shumta policore, pas plagosjes së mbrëmshme në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë.

Siç raportohet, si pasojë e të shtënave një person ka vdekur dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Image

Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë, të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh. /EO