Gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Ferizaj
Kronika
September 01, 2024 - 10:26
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 31 gusht 2024 në Ferizaj, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Sipas informatave të Policisë, viktima jetonte me djalin dhe gruan e tij.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.
Pas konsultimit me prokurorin, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’u kryer obduksioni.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj vdekjeje. Deri më tani, nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me shkaqet e mundshme të vdekjes.