Sulmohet seksualisht një grua në Kaçanik
Kronika
September 01, 2024 - 10:20
Një grua kosovare ka raportuar në polici se ka qenë viktimë e një sulmi seksual.
Sipas raportit të policisë ngjarja ka ndodhur më 28 gusht 2024 në Kaçanik.
Viktima ka denoncuar sulmin më 31 gusht 2024, duke kërkuar drejtësi për incidentin e rëndë.
Policia ka nisur menjëherë hetimet, ndërsa prokurori është informuar dhe është duke bashkëpunuar ngushtë me njësitet hetimore për të zbardhur rastin.