Zjarr në Suharekë, zjarrfikësit po përballen me telashe
Foto: Facebook

Zjarr në Suharekë, zjarrfikësit po përballen me telashe

Kronika August 25, 2024 - 21:54

Suhareka natën e së dielës po përballet me zjarre në disa fusha të Nepërbishtës.

Të paktën kështu ka bërë të ditur Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit.

Kjo organizatë është shprehur se zjarrfikësit po kenë telashe në orët e vona me këto zjarre.

“Zjarrfikësit vazhdojnë te kenë telashe ne këto orë të vona me zjarre fushore në Nepërbisht”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas fotove që ata kanë shpërndarë, situata duket tejet serioze.