Aksidenti me fatalitet në Fushë Kosovë, ngasësja e automjetit ndalohet për 48 orë

Aksidenti me fatalitet në Fushë Kosovë, ngasësja e automjetit ndalohet për 48 orë

Kronika August 25, 2024 - 08:42

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të shtunën mbrëma në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku një grua humbi jetën pasi u godit nga një veturë.

Lidhur me këtë rast, policia përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të tjera.

“Rruga Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet dhe me lëndime trupore, ku janë përfshirë një veturë me targa vendore me drejtues femër kosovare dhe një këmbësore femër kosovare. Si pasojë e lëndime të marra nga aksidenti, këmbësorja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.

Policia ka njoftuar se lëndime ka pësuar edhe drejtuesja e automjetit dhe se të njëjtës i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e automjetit  e cila është dërguar në QKUK-së për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa të dyshuarës- drejtueses së automjetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh.