Arrestohen dy serbë në Gjakovë, posedonin substanca narkotike

Arrestohen dy serbë në Gjakovë, posedonin substanca narkotike

Kronika August 24, 2024 - 22:32

Dy serbë janë arrestuar në Gjakovë, pasi gjatë kontrollimit nga policia, në makinën e tyre pranuan se ka substanca narkotike.

Kështu është bërë e ditur nga një komunikatë e policisë.

“Gjatë komunikimit me personat e pranishëm në automjet, ata kanë pranuar se posedonin substanca narkotike. Personat e dyshuar, dy meshkuj shtetas serb të moshës madhore, janë shoqëruar në Stacionin Policor në Gjakovë për hetime të mëtejshme, ndërsa substanca e dyshuar narkotike, e cila ishte në formë të cigareve (tre copë), është sekuestruar”, thuhet në kumtesë.

“Lidhur me këtë rast, është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, si dhe është iniciuar rast për hetim “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge””.