Vdes këmbësorja që u godit nga vetura në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë

Vdes këmbësorja që u godit nga vetura në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë

Kronika August 24, 2024 - 22:19

Ka vdekur këmbësorja e cila u godit sot nga vetura në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:20.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur edhe ngasësja e automjetit, e cila është dërguar për tretman mjekësor.

“Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet në lëvizje.
Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar dy persona. Lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë .Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje Ndërkohë që e lënduara tjetër, ngasësja e automjetit është dërguar për tretman mjekësor.

Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, tha Ahmeti.