Shkaktohet zjarr në afërsi të Impiantit të Ujërave të Ndotura në Gjakovë

Shkaktohet zjarr në afërsi të Impiantit të Ujërave të Ndotura në Gjakovë

Kronika August 24, 2024 - 21:44

KRU ‘Gjakova’ ka njoftuar se persona të papërgjegjshëm kanë shkaktuar zjarr në afërsi të Impiantit të Ujërave të Ndotura duke rrezikuar kështu edhe Impiantin.

Përmes një njoftimi në Facebook, KRU Gjakova njofton se së bashku me Zjarrëfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin.

“Pak orë më parë është shkaktuar zjarrë duke dëmtuar fusha gjelbëruese për rreth ITUN, njëherit duke rrezikuar dhe Impiantin. Fatmirësishtë reagimi i Zjarrëfikësve në bashkëpunim me Ekipet e KRU “Gjakova” ka qenë i menjëhershëm, në shuarjen e zjarrit!

Apelojmë që të keni kujdes në provokimin e zjarreve në këto temperatura sepse mund të shkaktohen dëme të pa riparueshme”, thuhet në njoftim.