Një i vdekur dhe tre të lënduar në aksidentin e rëndë në Komoran

Një i vdekur dhe tre të lënduar në aksidentin e rëndë në Komoran

Kronika August 24, 2024 - 09:54

Një i vdekur dhe tre të lënduar është bilanci i një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot pas mesnate në rrugën Pejë – Prishtinë, saktësisht në Komoran të Drenasit.

Policia ka konfirmuar për “Zërin” se një person ka mbetur i vdekur, në aksidentin ku ishin përfshirë një veturë dhe një kamion.

“Rreth orës 00:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Komoran). Në aksident janë përfshirë dy automjete (një veturë dhe një kamion)”.

“Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Njësitet relevante policore janë marrë me aksidentin”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi. /Zëri